KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, prej tri ditësh të izoluar banorët e fshatrave

Kukës, prej tri ditësh të izoluar banorët e fshatrave

Fshati Krenzë i njësisë administrative Shtiqen dhe Bushat e Gabrice të njësisë administrative Bicaj, janë vetëm pak kilometra larg qytetit të Kukësit, por prej 3 ditësh vijojnë të jenë të bllokuar, e nëse ju duhet me patjetër të shkojnë në qytet deri në rrugën kombëtare, të vetmen mënyrë kanë të udhëtuarit në këmbë: “Kemi tre ditë të bllokuar, kemi kërkuar ndihmë po askush nuk na është përgjigjur”. Ndërsa të izoluar janë banorët e fshatrave të 10 njësive administrative, nga 14 që administron bashkia Kukës, kjo e fundit thotë se nga sot ka nisur puna për zhbllokimin e rrugëve rurale: “Kemi pritur të pushojnë reshjet e dëborës me qëllim që të ndërhyhet edhe në zonat e bllokuara. Sot mjetet dhe makineritë janë shpërndarë nëpër njësitë administrative Malzi, Shtiqen, Topojan, Zapot dhe në njësinë administrative Bushtric dhe do të merrën me rrallë të gjitha zonat dhe fshatrat me qëllim që të kthehet funksionimi normal i mjeteve” theksoi Bujar Mucmata. Të izoluar janë mijëra banorë të njësive administrative Shishtavec, Zapot, Topojan, Gryk-Çaj, Bushtric, Kalis, Bicaj, Surroj, Malzi dhe komuna Arren, e cila si edhe Thethi i Shkodres muajt e izolimit përfundojnë në pranverë.

Sicred