KRYEFAQJA » LAJME » Kukës: Përkujtohet eksodi i 1999!

Kukës: Përkujtohet eksodi i 1999!

Eksodit Bilik i shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri në vitin 1999, kur Serbia pushtoi Kosovën, konsiderohet si një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e kombit shqiptar. Por ajo konsiderohet edhe një shfaqje e rrallë e solidaritetit të një populli. Veçanërisht qyteti i Kukësit, banorët e tij hapën dyert e shtëpive të tyre në një moment mjaftë të vështirë të ekzistencës së vëllezërve shqiptark nga Kosova, që po përndiqeshin të masakruar nga policia dhe ushtria serbe.
Pas afro dy dekadash vllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira duket se jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka marrë përmasa të tjera. Sot familjet pritese nga Kukesi dhe ata në Kosovë janë një. Nënë Hanifja nga Mirtovica nuk e ka ndërprerë asnjëhere rrugën për tek familja kuksiane. “Kemi ardhur duke qarë dhe shumë të mërzitur. Kishim lënë familjet e gjithshka! Por këtu na kanë pritur mirë dhe zoti ua shpërbleftë!” thotë ajo.
Të gjithë ata që përkujtojnë eksodin e atyre dutëve risjellin edhe një herë në vemendje mesazhin se shqiptarët u bënë një për të mos u ndarë më kurrë.
Në vitin 1999, Kukësi u bë qendër e një krize me përmasa botërore. Personalitetet më të mëdha të kohës, media, shoqata e plot organizma të tjerë mbërritën në Kukës për të parë e ndihmuar në zgjidhjen e një krize që e solli politika e udhëheqësit nacionalist serb Sllobodan Millosheviç, që me veprimet e tij synonte të spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët.
17 vjet pas kësaj krize, Shqipëria dhe Kosova kane bere hapa të paimagjinueshem drejt bashkimit dhe zhvillimit, ndërsa Kukësi për sakrificën, bujarinë dhe ngritjen lartë të ndërgjegjies e ndjenjës kombetare mban dhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Sicred