KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, nis patronazhimi i spitalit rajonal

Kukës, nis patronazhimi i spitalit rajonal

Nga sot, e për çdo javë nevojat për mjekë specialistë në spitalin rajonal të Kukësit do të plotësohen me mjekë të ardhur nga Spitali Universitar “ Shefqet Ndroqi” Tiranë: “Ne si spital kemi vendosur që të përfaqësohemi me tre mjekë një nefrologe, një reomatolog dhe një mjeke endokrinologe”. Që në ditën e parë radha e pacientëve të cilët për vite janë endur nëpër Tiranë, sot morën shërbimin pranë vendbanimit: “Patronazhimi nënkupton që mjekë nga Spitali Universitar do të vijnë në spitalin tonë një herë në javë për të bërë vizitat në pacientë të ndryshëm. Kjo do të vazhdoje për një periudhë të gjatë dhe do jetë nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Universitar. Kjo ndodh për shkak se ne kemi mungesa specialistësh. Deri në momentin që do ketë mungesa ne do mundohemi të sjellim mjekë nga Tirana pasi kjo është edhe politika e ministrisë që spitalet rajonale mos të ngelen pa mjekë specialistë në mënyrë të tillë që të jepet shërbimi tek pacientët”. Përveç Kukësit, Spitali Universitar “ Shefqet Ndroqi” Tiranë ka në patronazhim edhe spitalet e Shkodres dhe Lezhës.