KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, ndërhyrje mirëmbajtjeje në 88 godina shkollore

Kukës, ndërhyrje mirëmbajtjeje në 88 godina shkollore

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën me të gjithë elementët e mundshëm për një prosec normal mësimor. Ajo ka në administrim 88 objekte shkollore ku ka ndërhyrë  me riparimet e nevojshme. Ndërsa 2 shkolla të tjera së shpejti do i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.

Matilda Hoxha, drejtoreshë e shkollës 9 vjeçare “Riza Spahiu” shprehet: “Edhe pak ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor dhe ne kemi bërë përgatitje – është lyer shkolla, janë bërë rikonstruksione të ndryshme, kemi marrë listën e librave nga nisma për libra falas, janë paketuar nga mësuesit e fillores, dhe do të shpërndahen. Kemi edhe pak mungesa por shpresoj që do të plotësohen nga bashkia, dhe për ditën e parë të shkollës, çdo gjë do jetë shumë mirë.

Edhe stafet pedagogjike të shkollave janë drejt finalizimit të fazës përgatitore për një nisje të mbarë të vitit shkollor 2018- 2019.

Sicred