KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, ndalohen dhjetra protestues

Kukës, ndalohen dhjetra protestues

Që prej pasdites së të shtunës disa dhjetra forca policie dhe trupa speciale të FNSH janë vendosur në Kukës. Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur për shoqërime dhe ndalime të disa personave që thuhet se kanë qenë në protestë. Policia ende nuk ka asnjë deklaratë për mediat, por familjarët e të ndaluarve kanë thënë se bëhet fjalë për dhjetra të ndaluar në operacione të kryera ndaj natës. Sipas disa dëshmive janë ndaluar edhe persona që nuk kanë qenë në protestë.
Organizatorë të protestës kanë thënë se distancohen nga dhuna, por thonë se protesta do të vazhdojë derisa të anullohet tarifa. Nga ana e tij kryeministri Rama theksoi se do të ketë një sistem të posaçëm që do u shërbejë përdoruesve të shpeshtë të rrugës dhe se të hënën do ketë një takim me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, për t’i dhënë përgjigje kërkesave të qytetarëve.

Sicred