KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, mjegulla paralizon lëvizjen

Kukës, mjegulla paralizon lëvizjen

Mjegulla që ka pushtuar Kukësin prej disa ditësh ka paralizuar lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mjeteve në këtë rajon. Autoritetet e policisë rrugore kanë hartuar një sërë masash për të parandaluar aksidentet në rrugë, gjithashtu bëjnë apel për më shumë vëmendje dhe shpejtësi të reduktuar, për drejtuesit e automjeteve. Në qytet dendësia e mjegullës ka detyruar shumë prindër të shoqërojnë fëmijët e tyrë për në shkollë. Fenomeni i mjegullës në rajonin verilindor, edhe për shkak të relievit dhe klimës, në dimër është i zakonshëm.

Sicred