KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, metalurgët kërkojnë statutin që u takon

Kukës, metalurgët kërkojnë statutin që u takon

Të mbetur pa përgjigje prej vitesh, dhjetëra pensionistë, anëtarë të shoqatës “ Pensionistët e harruar” dhe Sindikatës së Metalurgëve në Kukës, kërkojnë trajtim dinjitoz, pasi dhe puna që kanë bërë për dekada, ka qenë e rëndë e me pasoja të rënda për shëndetin e punëtorëve. Një prej tyre shprehet: “Unë kam punuar 23 vjet në uzinën e bakrit. Skam fuqi më. Edhe pse kam gjithë këtë vjetërsi pune, nuk kam asnjë përfitim. Përkundrazi, po vuaj pasojat shëndetësore çdo ditë e me shumë. E megjithatë askush nuk interesohet. Trajtimin e veçantë e kan hequr. Falenderoj zotin që jemi gjallë. Kemi punuar me devotshmëri e përkushtim, por askush sna ndihmon.” Ali Elezi, Kryetar i Pensionistëve vijoi duke thënë: “Kemi punuar tërë jetën dhe,  në vend që sistemi i ri të na favorizojë, na ka katandisur më keq se sistemi i vjetër, me një pagë minimale e cila vazhdon të jetë këtij të fundit. Pra paga e sistemit të vjetër vazhdon edhe  gjatë sistemit të ri.”   Baftjar Korbi, Kryetar i Shoqatës së Metalurgëve, foli për mikrofonin e Rtsh-së dhe tha: “Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë , të ndahemi në kategoritë e nevojshme sipas statuseve. Ne duam statusin e metalurgëve, pra asgjë më shumë sesa atë që na takon.” Ish Uzina e Bakrit në Rexhepaj te Kukesit ka zhvilluar aktivitetin e saj për afro 30 vite që nga viti 1964 deri në pranverën e vitit 1993, kur u mbyll përfundimisht. E gjatë kësaj periudhe llogaritet të ketë patur 3500 punonjës.

(Visited 71 times, 1 visits today)