KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, më pak fshatra të izoluar falë manovratorit

Kukës, më pak fshatra të izoluar falë manovratorit

Sot në Kukës ka më pak fshatra të izoluar. Që nga mëngjesi i të enjtes, mjetet e Bashkisë Kukës po punojnë për të nxjerrë nga izolimi banorët e 10 njësive administrative që për 3 dite nuk arrinin të komunikonin as me njëri- tjetrin e as me qytetin. Njësia Administrative Zapod, 15 km larg qytetit të Kukësit, shtrihet në një terren të gjerë e të vështirë malor. Këtu lartësia e borës arriti në 70 cm, e për disa ditë, ishte i pamundur komunikimi me qytetin. Sot mjetet e rënda kanë mbërritur në qendër të njësisë. Sipas Përgjegjësit të Njësisë Administrative Zapod Haxhi Misini:  “Po punohet aktualisht në disa akse,  përgjatë rrugës nacionale.” Musë Muçmata, sot është 62 vjeç, e prej 43 vitesh punon si manovrator. Ështe një profesion i vështirë në çdo stinë, por kur bora arrin deri në dy metra, e akulli poshtë saj nxin, atëherë bëhet poyhuajse i pamundur. ja si shprehet vetë manovratori:  “Kam punu ditë e natë, në kushte të papërshkrueshme, për me i shërbye gjithë njerëzimit të popullit të Kukësit. Momente të vështira kemi sa të duash. Muajin e Shkurtit terreni është shumë i vështirë dhe rrëshqet mjeti duke e bërë çdo lëvizje të rrezikshme shumë.” Oraret e gjata, deri në kufinjtë e shterimit të forcës së manovratorëve, janë një tjetër vështirësi e këtij profesioni të pazakontë.  Puna e Musait me shokë edhe në këto ditë, bën që sot në Kukës, të mbetet e bllokuar vetëm njësia administrative Arren e disa fshatra të thellë.

Sicred