KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, mbyllen degë të arsimit profesional

Kukës, mbyllen degë të arsimit profesional

Me nisjen e vitit të ri arsimor problemet që shqetësojnë nxënësit dhe prindrit vjijonë të jenë prezente që në ditët e para.  Pak ditë më parë u njoftua se arsimi profesional në gjimnazin “Havzi Nela” Kukës nga 4 degë që janë në vazhdim do reduktohet në një të vetme.  Prej dhjetë viitesh nxënës nga  qytetet dhe fshatrat e Kukësit, Hasit e Tropojës kanë studiur në degët mekanike, elektroteknike, përpunim druri dhe Tik. Ndërsa duke nisur që nga shtatori i 2019 TIK-u do të jetë e vetmja degë që do vijojë arsimin profesional për qakun Kukës, ndërsa 47 nxënës në mekanikë, elektroteknikë dhe përpunim druri do të jenë ata të cilët do të diplomohen për të fudnit herë në këto degë.  Shqetesimi ngrihet nga mesuesit e degeve perkatese se bashku me nxenesit e tyre.

Mbyllja e arsimit profesional sjell dhe reagimin e prindërve. Përfaqësuesi i bordit thotë që ky është një problem shqetësues.

Mësues, nxënës dhe prindër kërkojnë që degët të mos mbyllen por të shikohen mundesit e shtimit të tyre. Numri i nxënësve në arsimin profesional sot është 110, ku 47 prej tyre janë nxënës në klasën e 11 praktikisht në degët mekanike, elektroteknike dhe përpunim druri. Ndërsa 20 nxenës rezultojnë të jenë regjistruar në degën TIK për vitin e ri 2018-2019.

Sicred