KRYEFAQJA » LAJME » Kukës, historia e gruas që humbi jetën e la jetime 6 vajza të mituara
Kukës, historia e gruas që humbi jetën e la jetime 6 vajza të mituara

Kukës, historia e gruas që humbi jetën e la jetime 6 vajza të mituara

Vdekja tragjike e Nurie Peçit, e cila ishte shtatzene ne muajin e nente, e ben edhe me te rende gjendjen e 6 vajzave te mitura te saj. Rexhep Oka, vëllai i 41 vjeçares së Nurie Peçit, I prekur tregon per kushtet mjerane ku ka jetuar motra me 6 vajzat e mitura. Deri sot anje psikolog nuk eshte paraqitur per te ndjekur gjendjen e tyre. Psikologia e Shërbimit Social pranë Bashkis Kukës, Lirie Gjana, thotë se kjo familje ka qenë në vëmendjen e shërbimit social, tani është hartuar një plan konkret për të ndërhyre dhe pasi të vendosin familjarët për kujdestarine, në bazë të ligjit do të ndiqen të gjitha procedurat. 6 fëmijët jetim, te moshes 6-14 vjec, qëndrojnë ende në këtë banesë në  kushte mjerane me, dyert e hapura të mortit nga daja i tyre, nje situate qe vleresohet e papranueshme edhe nga vet psikologia. Fati nuk ka rezervuar me te miren per 6 vogelushet, te cilat disa vite me pare humben babain, ndersa nje dite me marre edhe nenen. Nurije Peci u nda nga jeta ne maternitetin e Kukësit prej hemoragjisë, pasi kishte kishte tentuar abortin në shtëpi.

Sicred