KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kujtohet sot 17 vjetori i tragjedisë amerikane

Kujtohet sot 17 vjetori i tragjedisë amerikane

Amerikanët përkujtojnë sot 11 shtatorin e vitit 2001, ku rreth 3000 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste më vdekjeprurëse të ndërmarra ndonjëherë në vendin e tyre. Mijëra të afërm të viktimave, të mbijetuar, pjesëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit që u angazhuan në operacionet e shpëtimit të jetëve njerëzore pritet të marrin pjesë në ceremoninë që organiziohet cdo vit në Qendrën Boterore të Tregtisë, dhe ku u ndërmorrën edhe dy sulmet e para nga militantët e Al-Kaedës. Zevendëspresidenti Majk Pens do të jetë në Pentagon, për të marrë pjesë në ceremoninë që zhvillohet për të përkujtuar viktimat e sulmit të tretë.  Presidenti Donald Tramp dhe bashkëshortja do të kryejnë homazhe pranë memorialit të 11 shtatorit në Pensilvani, ku do të inagurohet edhe një momunment i ri i quajtur Kulla e Zërave. 2753  persona humbën jetën në 11 shtator të vitit 2001, por vetëm 1642 janë identifikuar zyrtarisht deri tani. Rreh  1100 të tjerë nuk janë identifikuar akoma. Në Nju Jork, një ekip mjekësh ligjorë po merren me identifikimin e mbetjeve. Ditë pas ditë ata përsërisin të njëtin protokoll dhjetra herë. Në Fillim, ekzaminojnë një fragment eshtrash të gjetur në Kullat Binjake, që më pas duhet t’i nënshtrohet testit të ADN-së. Kocka e prerë dhe e bluar, më pas përzihet me dy lëndë kimike, që mund të cojnë në nxjerrjen e ADN-së. Por suksesi nuk është i garantuar. – Kocka është edhe materiali më i fortë biologjik, – thotë Mark Desire, pjesë e ekipit. Dhe përvec kësaj, kockat mund të kenë qenë të ekspozuara edhe ndaj elementëve të tjerë, si zjarri, myku, bakteriet, etj.  Prandaj fizikisht, mund të kesh shumë pak material të ADN-së në to. 22 mijë copëza mbetjesh njerëzore u gjetën pas sulmeve, dhe secila prej tyre është testuar të paktën 10 deri në 15 herë. Tashmë kanë kaluar disa vite qëkur bë dhe identifikimi i fundit, por asnjë nga ekipi i mjekëve ligjorë nuk ka ndërmend të dorëzohet. – Është i njëjti protokll që kemi patur në vitin 2001 por kemi patur mundësi ta përmirësojmë procesin për cdo hap të tij, – u shpreh Desire, i cili nuk pranoi të konfirmonte buxhetin e programit por bëri të ditur se laboratori ku ata punojnë është një nga më të avancuarit në Amerikën e Veriut.

Sicred