KRYEFAQJA » LAJME » Kujdes ! Të enjten termometri mund të shkojë 42 gradë!

Kujdes ! Të enjten termometri mund të shkojë 42 gradë!

Shqipëria do të vazhdojë të jetë edhe për disa ditë nën ndikimin e temperaturave të larta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Shqiptar, masat ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut do të bëjnë që si temperaturat në vlerat minimale ashtu edhe maksimale do të jenë të larta. Nëse ju referohemi shifrave ato do të jenë më e ulta 20, ndërsa më e larta deri në 42 gradë. Gjithnjë sipas Shërbimit Meteorologjik Shqiptar kulmi i temperaturave do të jetë dita e enjte kur në zonat e ulta tempraturat do të shkojnë 41-42 gradë celcius. Parashikohet që fundjava të jetë më e freskët, për shkak se disa masa të ftohta mund të kalojnë në Shqipëri nga veri perëndimi.

Sicred