KRYEFAQJA » LAJME » Kujdes nga fruthi!
Fruthi përhapet me shpejtësi

Kujdes nga fruthi!

11 raste me fruth janë regjistruar këto 3 ditët e fundit në Spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftohet se të gjithë fëmijët e infektuar janë të pavaksinuar. Një pjesë e tyre janë të moshës nën 1 vjeç, që do të thotë se nuk e kanë arritur moshën e vaksinimit, por edhe ata fëmijë që janë prekur nga ky virus dhe janë mbi moshën 1 vjeç rezultojnë që nuk e kanë kryer vaksinën. Epidemiologët e Institutit të Shendetit Publik dhe specialistët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë qenë gjatë gjithë ditës së sotme të pranishëm në ambientet e Shërbimit Pediatrik Infektiv. Ata së bashku me mjekët e këtij shërbimi kanë analizuar kartelat e fëmijëve të prekur për të shqyrtuar të gjitha rastet e fëmijëve të infektuar, e për të kuptuar në cilat raste kjo sëmundje mund të shfaqet më e komplikuar, si pasojë e sëmundjeve të tjera që mund të ketë pacienti.

Sicred