KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kufijtë, Thaçi: Asnjë marrëveshje pa pëlqimin e SHBA-ve e NATO-s
Kufijtë, Thaçi: Asnjë marrëveshje pa pëlqimin e SHBA-ve e NATO-s

Kufijtë, Thaçi: Asnjë marrëveshje pa pëlqimin e SHBA-ve e NATO-s

Pas një takimi të organizuar ditën e sotme me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë tjetër për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, duke u shprehur se ata që flasin për ndarje të Kosovës synojnë izolimin e vendit. Thaçi tha se të gjithë janë pajtuar që dialogu duhet të vazhdojë dhe të marrin pjesë në takimin e 7 shtatorit, gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që instalon paqe në vendet tona. Thaçi ka deklaruar se angazhimi i tij është i kordinuar 100 % me SHBA ,Bashkimin Europian dhe gjithë aktorët që duhan paqe, stabilitet dhe konsolidimin e shtetit e Kosovës. Presidenti nënvizoi se Vendimin e fundit për këtë marrëveshje do ta japë vetë populli i Kosovës me referendum.

Sicred