KRYEFAQJA » LAJME » Kuçovë, mbyllen thertoret
Kuçovë, mbyllen, thertoret

Kuçovë, mbyllen thertoret

Që prej një jave dyqanet e tregëtimit të mishit në qytetin e Kuçovës janë në vështirësi. Një pjesë e tyre kanë ulur qepenat, ndërkohë që të tjerë janë gati të mbyllen, pasi nuk kanë se çfarë të tregëtojnë. Shkak për këtë është bërë bllokimi i dy thertoreve që ndodhen në këtë zonë nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Tregëtarët e mishit në qytetin naftëtar shprehen se kanë trokitur në dyertë e AKU-së në Berat, pranë bashkisë së tyre në Kuçovë, por askush nuk u jep asnjë informacion se ku do ti kryejnë therrjet e mishit në kushtet ku thertoret nuk funksionojnë. Katër dyqane mishi rezultojnë tashmë të mbyllura, ndërkohë që të njëjtin fat duket se do të kenë dhe të tjerë.

Sicred