KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kubë, vret veten i biri i Fidel Kastros

Kubë, vret veten i biri i Fidel Kastros

I biri i ish liderit kubanez Fidel Kastro, ka vrarë veten në Havana. 68 vjeçari Fidel Anhel Kastro Diaz Balart u gjet i vdekur mëngjesin e së enjtes. Sipas gazetës zyrtare kubaneze Granma, ai ishte djali i parë i presidentit të ndjerë dhe prej muajsh trajtohej për depresion nga një grup doktorësh. I quajtur ndryshe Fidelito, apo Fideli i Vogël, për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike me të atin, 68 vjeçari ishte një fizikan bërthamor, i trajnuar nga Bashkimi sovjetik. Deri sa ndërroi jetë, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin Kubanez të Shtetit si dhe zëvedëspresident i Akademisë së shkencave të vendit komunist. Nga viti 1980 deri në vitin 1992, i biri i ish presidentit Kastro, drejtoi një program bërthamor, i cili u pezullua pas rënies së Bashkimit Sovietik. Kastro Díaz-Balart u lind nga martesa e shkurtër e të atit me Mirta Diaz-Balart, e bija e një politikani të shquar para revolucionit. Famijla e nënës së tij ishte një nga më të njohurat e komunitetit anti Kastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz Balart është një anëtar i kongresit amerikan.

Sicred