Aktualisht në Kubë nuk gjendet ndonjë monument që përkujton figurën e Fidel Castros, as ndonjë rrugë apo shesh që të quhet ”Komandanti i përgjithshëm” duke qënë se kjo ishte dhe një nga dëshirat e tij. Megjithate, një vit pas vdekjes së tij, më 25 nëntor 2016, prania e Castros ndihet kudo në ishullin e Karaibeve. Idetë e tij mësohen në shkolla dhe shumë nga thëniet e tij përdoren nga një publik i gjerë. Fotot e tij varen në shumë ndërtesa publike. Për popullin kuban, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra që nga vdekja e Castros. Fillimisht, kishte shumë shpresa që presidenti Raul Castro do të përshpejtonte ritmin e reformave që kishte nisur Fideli. Por, deri tani, reformat kanë ecur me një ritëm të ngadaltë, përfshirë hapjen e aktivitetit ekonomik të ishullit.
Fidel Castro pati një indikim të madh në Kubë, ndryshe nga drejtuesit e tjerë, dhe shumë kubanë nuk mund ta imagjinonin dot jetën e tyre pa liderin revolucionar. Për mbështetësit e tij, Castro ishte një hero që çliroi Kubën, u ngrit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe promovoi progresin e shoqërisë.
