KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kuba do të njohi pronën private

Kuba do të njohi pronën private

Mediat shtetërore kubaneze kanë bërë të ditur se për herë të parë, në vend do të njihet prona private. Kjo falë një kushtetute të re e cila përfshin një sërë ndryshimesh rrënjësore. Shitjet e pronave u ndaluan në Kubë pas ardhjes në pushtet të fidel kastros në vitin 1959, por u lejuan pas një ndryshimi në ligj në vitin 2011. Kushtetua e re e vendit komunist do të riafirmojë se planifikimi i centralizuar dhe ndërmarrjet shtetrore janë çelësat kyç të ekonomisë së saj. Ligji themeltar pritet të miratohet nga asambleja kombëtare javën e ardhshme. Në fund të këtij viti, dokumenti do t’i nënshtrohet referendumit popullor, për të marrë miratimin pëfundimtar. Nëse ai kalon, do të zëvendësojë kushtetutën aktuale e cila u miratua nga Partia Komuniste në vitin 1976. Njohja e pronës private mund të garantojë më shumë mbrojtje ligjore për ndërmarrësit privatë dhe investitorët e huaj. Por gjithsesi, sipas reformave të propozuara, Partia Komuniste do të vijojë të jetë forca dominante politike në vend. Megjithatë, presidentëve nuk do t’u lejohet që të shërbejnë më shumë se dy mandate vijuese pesëvjeçare dhe pushteti politik do të ndahet mes presidentit dhe një kryeministri. Kushtetuta e re gjithashtu ndalon diskriminimin e bazuar në gjini, etni apo paaftësi fizike. Një nga reformat kushtetuese të propozuara nga Asambleja Kombetare muajin e shkuar përfshin edhe legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini.

Sicred