KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ku t’i gjej paratë që më duhen?
Ku t’i gjej paratë që më duhen?

Ku t’i gjej paratë që më duhen?

Të marrësh para hua, në bankë, tek prindërit, apo tek një mik, është një fenomen botëror. Sipas të dhënave mesatarisht dy në pesë persona marrin borxh në ditët e sotme.
Por një sondazh i “World Bank Gallup” kishte të dhëna befasuese. Kur të anketuarit janë pyetur se ku do të drejtoheshin për të kërkuar para nëse do t’u duheshin patjetër, shumica janë përgjigjur se nuk do të shkonin në bankë. Vetëm më pak se 1 përqind e njerëzve do të gjenin ngushëllim në një kredi. Sipas ekspertëve kjo për arsye se bankat tashmë luajnë me interesa shumë të larta në treg.
Këto tendenca vihen re edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave 56 përqind e popullsisë kanë marrë para hua, 43 përqind e borxhlinjve e kanë marrë borxhin nga familjarët e tyre.
Po përse i marrin borxh paratë shqiptarët? 22 përqind i marrin borxh për nevoja shëndetësore, 12 përqind për studime, 9 përqind për raste vdekjesh, ndërsa 4 përqind kërkojnë mbështetje financiare për të hapur një biznes.
Rritjen më të lartë në vlerë absolute vitin e fundit e ka shënuar kredia për individë, me rreth 8.8 miliardë lekë më shumë, apo zgjerim 8.7 përqind, në raport me qershorin 2016.
Banka e Shqipërisë njoftoi se bankat i kanë liruar standardet e kreditimit për individët. Këta të fundit kanë rezultuar kredimarrës më të mirë. Sa fitojnë individët nga bankat?
Interesat e depozitave janë ulur ndjeshëm vitet e fundit.
Kjo ka bërë që depozitat, vetëm në qershor, të jenë boshatisur më rreth 6.3 miliardë lekë, apo rreth 46 milionë euro, kryesisht kursime të individëve. Kursimet në lekë u ulën me 2.5 miliardë lekë, apo 0.5 përqind, si rrjedhojë e reduktimit të depozitave me afat të individëve. Nuk ka interes të vendosen lekët në depozitat me afat, për shkak se për kursimet një vjeçare kthimi është më pak se 1 përqind në vit. Kjo ka bërë që nga qershori 2013 – qershor 2014, depozitat me afat në lekë kanë rënë me rreth 820 milionë euro. Edhe depozitat në valutë ranë me rreth 28 milionë euro, vetëm në qershor.
A ka të fituar nga ky biznes? Po, ato janë bankat tregtare. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi i sistemit për periudhën e raportuar ishte 4.8 miliardë lekë, me një rritje prej 303% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sicred