KRYEFAQJA » LAJME » Kthimi i buxhetit, Rama replikon me Metën
Rama: Balili prapa hekurave!

Kthimi i buxhetit, Rama replikon me Metën

Kryeministri Edi Rama është përplasur në distancë me presidentin Ilir Meta, menjëherë sapo ky i fundit ktheu në parlament projektligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe paketë përkatëse fiskale. Zoti Rama e konsideroi madje si formë presioni kundër dialogut. “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së! Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut” shkruan zoti Rama në Tuiter.Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes!” përfundon ai. Më parë parlamenti nuk kishte pranuar amendamentet e LSI për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com