KRYEFAQJA » LAJME » Kthehet “Oriku”, gati “Butrinti”

Kthehet “Oriku”, gati “Butrinti”

Pas afro një vit qëndrimi në detin Egje, anija e Flotës Luftarake Shqiptare “Oriku” hodhi të dielën spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. Ajo u prit me të gjitha nderet në një ceremoni të veçantë, me pjesmarrje edhe të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. “1000 jetë të shpëtuara gjatë këtij viti, 1000 njerëz që falendrojnë flamurin e kuq dhe shqiponjën dykrenore. Falenderojnë e kujtojnë të gjithë ju ushtarakë të forcës tonë detare se u zgjatët dorë e shpresës dhe dritën e jetës, aty ku terrori i luftës dhe mungesa e së ardhmes, detyroi një kolonë të madhe njerëzore drejt eksodit larg nga Sirina e Iraku” tha Olta Xhaçka ministre e Mbrojtjes.

Operacionet e kryera në detin Egje nga kontigjenti i anijes Oriku, u përshëndet edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani. “Ndjehem krenar për faktin se kontigjenti i gjashtë ka realizuar me sukses misionin e ngarkuar, ka justifikuar plotësisht besimin e ministrit të mbrojtjes, shefit të shtabit të FA, komandanti të forcave detare dhe familjarëve të tyre” tha Gjeneralmajor Ylber Dogjani.

Pas anijes “Oriku”, trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misoni krah aleatëve në NATO-s në vitin 2018. Kësaj herë ky mision i është besuar kontigjentit të anijes “Butrinti” e cila është e pajisur edhe me armatime të veçanta.

Sicred