KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kthehen në Greqi dy ushtarët grekë, prej muajsh mbaheshin në një burg turk
Kthehen në Greqi dy ushtarët grekë, prej muajsh mbaheshin në një burg turk

Kthehen në Greqi dy ushtarët grekë, prej muajsh mbaheshin në një burg turk

Janë kthyer në Greqi dy ushtarët grekë të cilët prej muajsh mbaheshin në një burg turk mbi bazën e akuzave të spinuazhit. Dy ushtarët u liruan dje nga një gjykatë në provincën perëndimore të Edirnesë, e njëjta gjykatë e cila në muajin mars të këtij viti vendosi për mbajtjen e tyre në paraburgim pas dyshimeve për spinuazh të mbetur në tentativë nga ana e dy ushtarëve. Këta të fundit, në datën 1 mars u ndaluan pasi kaluan ën mënyrë të paligshme kufirin për në territorin turk, një veprim për të cilin ata këmbëngulnin se e kishin kryer pa qëllim dhe gabimisht. Në aeroportin e Selanikut, aty ku mbërritën rreth mëngjesin e sotëm përmes një avioni të qeverisë greke, ushtarët u pritën nga ministri i mbrojtes Pano Kameno si dhe shefi i shtabit të ushtrisë. Ministri Kameno bëri të ditur se kishte telefonuar homologun e tij turk për të shprehur kënaqësinë e tij për lirimin e ushtarëve si dhe për ta ftuar që të vizitojë Greqinë. Kryeministri Aleksis Cipras e konsideroi lirimin e tyre si një akt drejtësie si dhe theksoi se kjo do të kontribuonte në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Arrestimi në muajin mars i dy ushtarëve grekë përkeqësoi marrëdhyëniet mes Athinës dhe Ankaraasë. Ministri Kameno u shpreh më parë se dy anëtarët e forcës ushtarake greke po mbaheshin peng nga Turqia, e cila po përpiqej të siguronte ekstradimin e tetë ushtarakëve turq të cilët u arratisën për Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 në Turqi.

Sicred