KRYEFAQJA » LAJME » Kryhet falja e Namazit për besimtarët musliman

Kryhet falja e Namazit për besimtarët musliman

Besimtarët muslimanë në Shqipëri dhe gjithë botën festojnë sot ditën e Bajramit të Madh, ose siç quhet ndryshe Fitër Bajramin. Këtë vit, ceremonia e faljes së Namazit në kryeqytet, nisi në orën 6 të mëngjesit në Sheshin Skënderbej, ku besimtarët u përshëndetën më pas edhe nga kreu i komunitetit musliman Skënder Bruçaj. “Fiter bajrami është ditë fitoreje. Agjëruesi e kremton atë në shpirtin e tij triumfues. Ai dëshmon se ka ridimensionuar karakterin njerëzor dhe ka mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e ndërgjegjës së tij nga vargonjë e së keqes”. Bruçaj u bëri thirrje besimtarëve të rrinë larg ekstremizit, duke u kujtuar atyre vlerat dhe parimet themelore të islamit. “Islami na urdhëron ti rrimë larg çdo forme ekstremizmi, na fton të jemi të përgjegjshëm ndaj përgjegjësive që kemi si besimtarë dhe qytetarë të këtij vendi”. Dita e Bajramit të Madh, pason muajin e shenjtë të Ramazanit, ku sipas hadithit profetik, kushdo që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e kaluara.

Sicred