KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Kryeveprat e artit italian te viteve 1900”në guidë shqip dhe italisht

“Kryeveprat e artit italian te viteve 1900”në guidë shqip dhe italisht

Kryeveprat e artit italian të viteve 1900, ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, vizitohen çdo ditë nga nxënës, studentë, artistë, por edhe admirues të zakonshëm të artit figurativ. Sipas koordinatores së ekspozites, Megi Myrtollari, vizitat bëhen në mënyrë individuale si dhe të organizuar, veçanërisht për nxënësit e shkollave. Për këta të fundit, ka jo vetëm një çmim simbolik të biletës prej 100 lekësh, por është menduar që shoqërimi i tyre nëpër gjashtë pavionet e ekspozitës të bëhet nga guida të posaçme. Mes vizitorëve të ditës së dytë të ekspozitës shohim artistin Ermir Grezda, djalin e piktorit të madh Qamil Grezda. Vlerësimit për ekspozitën, skulptori Grezda i shton dhe faktin se pjesë e saj janë profesorë të artistëve shqiptare që studiuan në Itali, përfshi këtu edhe babain e tij Qamil Grezda. Ekspozita Kryeveprat e artit italian të viteve 1900 do të qëndroje e hapur deri në prill të këtij viti.