KRYEFAQJA » LAJME » Kryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Mirela Fana jep dorëheqjen
Shtyhet procesi ndaj gjyqtares Fana

Kryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Mirela Fana jep dorëheqjen

Kryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana ka dhënë të martën dorëheqjen. “Dhashë doreheqjen sepse dua t’i përkushtohem jetës akademike” citohet të ketë thënë zonja Fana nga burime të ndryshme mediatike. Zonja Fana u zgjodh një nga nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në shortin që u hodh më 27 janar të këtij viti. Sipas kushtetutës së re, anëtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pritet që vendin e saj nga Gjykata e lartë, ta zerë gjyqtari Artan Zeneli.

Sicred