KRYEFAQJA » LAJME » Kryetari i Kuvendit Ruçi, mbledh sot Konferencën e Kryetarëve
Kryetari i Kuvendit Ruçi, mbledh sot Konferencën e Kryetarëve

Kryetari i Kuvendit Ruçi, mbledh sot Konferencën e Kryetarëve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbledhur sot Konferencën e Kryetarëve, vetëm pak orë para seancës së parë të këtij sesioni të ri parlamentar. Por ajo që pritet të jetë një ndër pikat më të nxehta të diskutimeve në parlament, pr/ligji për Teatrin dhe dekreti i Presidentit që e kthen atë për rishqyrtim në Kuvend, duket se do të shtyhet për seancën e datës 20 Shtator, pavarësisht se nga opozita kjo është vendosur si një vijë e kuqe që mazhoranca nuk duhet ta shkelë. Opozita nga ana e saj e ka përdorur këtë mbledhje për të ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me kriminalitetin dhe vrasjet e ndodhura së fundmi në vend. Kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit do të paraqitet sot për votim në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni, që nis në orën 17.00.

Sicred