KRYEFAQJA » LAJME » Kryetari i gjykatës së Vlorës : Në gjykatë vijnë punëtorët jo organizatorët e trafikut të drogës

Kryetari i gjykatës së Vlorës : Në gjykatë vijnë punëtorët jo organizatorët e trafikut të drogës

Ndërsa çdo ditë raportohen operacione policore kundër mbjelljes, përpunimit dhe trafikut të narkotikëve, Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci lëshon një deklaratë befasuese. Ai akuzon policinë dhe prokurorinë se në 3 vite që është në krye të këtij organi të drejtësisë, se në asnjë rast para togave të zeza nuk kane ardhur organizatorët e këtyre veprave, por vetëm punëtorët e tyre. “Gjithmonë konstatohet nga gjykata konstatohet se vijnë vetëm punëtorët të pandehur, jo organizatorët e kultivimit” tha zoti Haluci për RTSH. “Në gjykatë vijnë vetëm ata që vadisin, prashisin dhe ruajnë” shton ai me humor të hidhur.
Sipas zotit Haluci, hetimet janë të përcipta.
Viti 2017-të është shpallur nga qeveria dhe si viti i ç’rrënjëzimit të fenomenit të kanabizimit, por sipas disa specialitëve të pavarur kjo mbetet të shihet.

Sicred