KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurorja Marku së shpejti raport në parlament
Marku thirrje prokurorëve: Ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial !

Kryeprokurorja Marku së shpejti raport në parlament

Një sërë titullarësh të instutucioneve të pavaruara që zgjidhen prej kuvendit do të thirren para deputetëve për raportim gjatë javëve në vijim.
I pari do të jetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri për të cilin raportimi do të përfshijë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, por edhe rezultatet e zbatimit të dekriminalizmit që çoi në jo pak raste në ndërprerje mandatesh për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Raportimet e titullarëve të institucioneve janë përcaktuar në një kalendar të detajuar të parlamentit, i cili rendit me afate konkrete edhe kohën kur do të thërrasë në raportim Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Avokaten e Popullit, drejtuesin e Inspektoriatit të Lartë të deklarimit të pasurive, deri edhe titullarin e drejtorisë së pastrimit të parave.
Por ajo çfarë do të pritet me interes do të jetë raportimi i kryeprokurores Marku, e cila erdhi në këtë detyre pas një debati të fortë politik. Prokurorja e Përgjithshme sipas dokumenteve të publikuara nga parlamenti do të raportojë për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri dhe zbatimin e udhëzimeve që vetë zonja Marku ka nxjerrë.
Raportimet para kuvendit janë procedurë rutine, por në kushtet kur klasa politike ka hyre në një situatë të nxehtë komunikimi, pritet që edhe seancat e raportimeve të reflektojnë qëndrimet që janë mbajtur për Reformën në Drejtësi, gjendjen e kriminalitetit dhe luftën kundër informalitetit apo zbatimit të të drejtave të njeriut dhe tema të tjera debati.

Sicred