KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku konfirmohet në detyrë
Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku konfirmohet në detyrë

Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryeprokuroren e përgjithshme Arta Marku. Komunikimi i vendimit ka zgjatur vetëm pak minuta. Ashtu si dhe një ditë më parë zonja Marku nuk ka qenë e pranishme. Sipas KPK nuk janë konstatuar probleme për numrin një të akuzës.

Por mosprania e kreut të akuzë në seancë duket se nuk është mirëpritur. KPK dhe ONM kanë vlerësuar se një zyrtar i këtij niveli ka për detyrë jo vetem të drejtojë, por edhe të japë llogari.

Opozita vazhdimisht e ka sulmuar zgjedhjen e zonjës Marku në krye të prokurorisë duke e konideruar si “e deleguara e Edi Ramës”. Seanca e zgjedhjes së saj dhjetorin e kaluar u kthye në seancë përplasjesh të forta mes maxhorances dhe opozitës.

Sicred