KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurori Llalla për dekriminalizimin
Ish kryeprokurori kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive

Kryeprokurori Llalla për dekriminalizimin

Janë të shumte zyrtarët që po hetohen nga Prokuroria si subjekte të ligjit të dekriminalizimit. Kjo deklaratë vjen nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili tha se emrat do bëhen publikë, në përfundim të hetimeve: “ Ky proces është mjaft i rëndësishëm dhe për këtë qëllim janë angazhuar struktura të posaçme të hetimit nga prokuroria ku do të ketë edhe emra konkretë në perfundim të hetimeve.” Një ditë më herët Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur zyrtarisht pranë Kuvendit kërkesën për 8 të zgjedhur, 5 deputetë dhe 3 kryebashkiakë, për t’u paraqitur në prokurori për të dhënë zyrtarisht shenjat e gishtërinjve, në kuadër të hetimit të hapur sipas ligjit të Dekriminalizimit.Ndersa disa ditë më parë njoftoi se kishte nisur një hetim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilin e akuzon për shkelje të ligjit, duke pranuar deklarata përtej afateve ligjore dhe për mosbashkëpunim. Në kohën kur zhvillohej analiza e prokurorisë së Fierit, dhjetëra banorë të Zharrezës protestuan me pankarta në duar, duke kërkuar hetim të shkaktarëve të shpërthimeve në fshatin e tyre dhe dëmtimet në banesa . Ata u pritën në takim dhe nga kryeprokurori Llalla, i cili i garantoi se çështja e tyre do shkojë deri në fund e përgjegjësit do japin llogari para ligjit.

Sicred