KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurori Llalla ngre strukturë hetimi për çdo incident të mundshëm zgjedhor
Prokuroria sekuestron pasurinë e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla

Kryeprokurori Llalla ngre strukturë hetimi për çdo incident të mundshëm zgjedhor

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka udhëzuar Prokuroritë e Rretheve që të hartojnë shërbimet e gatishmërisë për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ditën e dielë. Zoti Llalla ka kërkuar orientim të saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale, që lidhen me procesin zgjedhor. Prokurori i Përgjithshëm po informohet edhe mbi mënyrën dinamike të veprimeve proceduriale, mbi kallëzimet penale të përcjella gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, bën të ditur se po vijon të zhvillojë komunikim intensiv me Task-Forcen e krijuar nga Këshilli i Ministrave, për monitorimin e situatës zgjedhore.

Sicred