KRYEFAQJA » LAJME » Kryeparlamentari Gramoz Ruçi viziton Kosovën

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi viziton Kosovën

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi zhvilloi në fillim të javës një vizitë në Kosovë, vizita e parë e tij si kreu i legjislativit shqiptar. Zoti Ruçi pati takime intensive me mikpritësin e tij Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe krerët e partive parlamentare opozitare Visar Ymeri i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK. Vizita e zotit Ruçi ishte një rast tjetër për të treguar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe interesin për të bashkëpunuar  drejt integrimit europian. Materiali i zgjeruar është përgatitur nga gazetarja Mimoza Haxhiaj.

Sicred