KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kryemjeshtri i Chanel Ibrahima Diop, rrëfen ekskluzivisht për RTSH sekretet e modes

Kryemjeshtri i Chanel Ibrahima Diop, rrëfen ekskluzivisht për RTSH sekretet e modes

Kjo është edhe filozofia e artit të modes jo vetëm për Chanel dhe Karl Lagerfeld, por edhe ajo me të cilën është formuar kryemjeshtri i Maison Chanel, Ibrahima Diop. I specializuar në Haute Couture Mr. Diop i cili ka punuar për Dior, Balenciaga, Hermes, Chanel ka vendosur që teknikat dhe sekretet e të punuarit hand made ti bashkëndaje me studentët shqiptarë falë hapësires ekskluzive të çelur në Tiranë “The Sutebel” të cilët vendosin kështu një standart të Modes së Lartë në Shqipëri.

“Nuk e njihja Shqipërinë më parë dhe disa miq të mi që kanë hapur këtë shoëroom ekskluziv për moden e lartë më kërkuan që të vija këtu tu mësoja Haute Couture të rinjve shqiptarë. Ka shumë shkolla dezajni por studentët dalin prej tyre pa asnjë njohuri për teknikat franceze të haute Couture” i tha kryemjeshtri i Maison Chanel Ibrahima Diop gazetares së RTSH Mira Tuci.

Prej dy javesh në Tiranë, ai ka mundur të shpjegoje jo thjesht teknikat dhe sekretet që në shtëpinë Chanel përshpëriten nga një gjeneratë në tjetrën por edhe ti bëje ata të kuptojnë që Moda e lartë nuk është një lojë dhe pse një veshje me këtë teknikë kushton një pasuri.“Ne marrim kohë ti bëjmë gjërat mirë deri në detaje ekstreme sepse unë kam punuar me mjeshtrat e vjetër të cilët kanë punuar në epokën e Christian Dior dhe kanë mësuar nga ikona si Valentino, Garavani të cilët më kanë pasionuar dhe magjepsur dhe jam këtu për të ndarë këtë pasion dhe jo më larg se sot studentët më thanë: “Kemi shansin më të madh në botë”.

Ju keni lindur në Senegal, sa e rëndësishme është që moda të frymezohet nga motivet etno, nga ngjyrat dhe shpirti i një vendi që mund të jetë Senagali, Shqipëria, Afrika? “Është shumë e rëndësishme sepse sot me evolucionin e kohës dhe teknologjisë po humbim teknikat e vjetra që janë arti i vërtetë. Ne nuk jemi të pavdekshëm dhe në Senegal presidenti i republikes më ka kërkuar të bëj të njëjten gjë që po bëj këtu por me sa duket është destini i Shqipërisë që të rrefej sekretet e Haute Couture këtu”.

Në mentalitetin e përgjithshëm ekziston mendimi se gurute e modes nuk janë njerëzore për shkak të gjenialitetit që bartin dhe frymëzojnë e një prej tyre është edhe Karl Lagerfeld. “Karl Lagerfeld është gjeniu i fundit i këtij shekulli, nuk ka tjetër. Sot e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përcjellim ato që ai ka krijuar, të përçojmë artin e tij, pasionin, përvojen, teknikat dhe gjithçka tjetër. Sepse sot nëse ne zhdukemi pa ia lënë këtë thesar gjeneratave që vijnë kjo teknikë do të humbe përgjithmonë. Sot studentët më pyeten se çfarë ishte gishtëza e rrobaqepësit dhe unë u tregova se unë fle me të, është dashuria ime. Të rinjtë duhet të dinë se Haute Couture nuk është një lojë. Kur ju shihni sfilatat, veshjet, fustanet, modelet ajo është vetëm spektakli disa minutësh i një pune monstruoze që fshihet nga pas.”

Sicred