KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministrja britanike, Theresa May, për Brexit
Kryeministrja britanike, Theresa Mey, për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, për Brexit

Kryeministrja britanike Tereza Mei, këmbëngul se ajo nuk do të pranojë të detyrohet që planit të saj për Breksit, t’i bjerë vlera gjatë negociatave me Bashkimin Europian. Në një editorial të publikuar nga the Sunday Telegraph, May tha se ajo nuk do të pranojë të shtyhet nëpër kompromise që nuk janë në interesin kombëtar sa i takon marrëveshjes së arritur me kabinetin e saj në korrik të këtij viti pas bisedimesh maratonë në rezidencën zyrtare të kryeministres britanike. Por zonja May gjithashtu paralajmëroi se ajo nuk do të dorëzohet përballë personave që bëjnë thirrje për një referendum të dytë në lidhje me marrëveshjen e tërheqjes së vendit nga blloku europian. – “Një gjë e tillë do të ishte tradhëti për demoracinë dhe besimin tonë, “- shkruan ajo. Sipas saj një referendum i tillë do të ishte një tradhëti e madhe për demokracinë dhe besimin në Britani. Marrëveshja në fjalë, e sheh Britaninë e Madhe të dakordësuar me rregulla të përbashëkta me Bashkimin Europian sa i takoon tregtimit të mallrave. Por kritikët thonë se kjo marrëveshje do ta lërë vendit të lidhur pas rregullave europiane dhe do ta pengojë britaninë në arritjen e marrëveshjeve të saj tregtare në vitet e ardshme. Britania e madhe do të largohet nga Bashkimi Europian në datën 29 mars, por ajo duhet akoma të bjerë dakord mbi fajktin se si do të funksionojë marrëdhënia e saj përfundimtare me bllokun.

Sicred