KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministrja britanike për Brexit
Kryeministrja britanike, për Brexit, bota

Kryeministrja britanike për Brexit

Kryeministrja britanike, Tereza Mei, ka njoftuar planet për ta kthyer në ligj datën dhe orën e largimit të vendit të saj nga Bashkimi Europian, ndërsa ka paralajmëruar se nuk do tolerojë asnjë përpjekje që mund të ndërmerret për të bllokuar Breksit. Ajo u shpreh se projektligji për tërheqjen nga Bashkimi Europian do të amendohej në mënyrë që koha e daljes zyrtare nga Breksit të ishte ora 23:00, sipas orës së grinuicit, e dates 29 mars 2019. Drafti do të shqyrtohet nga deputetetët javën e ardhshme, por kryeministrja paralajmëroi se nuk do të lejohej asnjë përpjekje për ta ndaluar apo ngadalësuar atë. Sipas Mei, vendimi për ta vendosur datën specifike në faqen e parë të projektligjit për Breksit tregonte se qeveria ishte e vendosur ta conte atë proces deri në fund. – Do të jetë e shkruar e zezë në të bardhë në faqen e parë të këtij dokumenti historik: Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian në datën 29 mars të 2019-ës, ora 23:00, sipas orës së grinuicit, – u shpreh Mei. Sipas saj, shumë njerëz prisnin që politikanët të mblidheshin për të diskutuar një marrëveshje të mirë për Breksit, duke shtuar se deputetët nga të gjitha palët duhet të ndihmojnë në shqyrtimin e projektligjit. Mei u shpreh se qeveria që ajo drejton do t’i dëgjojë deputetët nëse do të kenë ndonjë ide për përmirësiminn e projektligjit, por që nuk do të lejonte përpjekjet për të bllokuar procesin.

Sicred