KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministrja britanike Mei nis vizitat në Gjirin Persik
kryeministrja, britanike, britani, arabi saudite, vizite, diskutim, emiratet e bashkuara

Kryeministrja britanike Mei nis vizitat në Gjirin Persik

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mei nisi një vizitë dy ditore në Bahrein dhe Arabinë Saudite. Qeveria britanike lajmëroi se tema të vizitës janë siguria dhe tregtia. Kryeministrja vizitoi së pari një aeroplanmbajtëse britanike në gjirin Selman të Bahreinit para se të pritej në pallatin mbretëror nga Mbreti Hamad bin Isa al-Khalifa. Britania prej vitit 2012 po e ndihmon mbretërinë në Reformën e Drejtësisë dhe për ristrukturimin e modernizimin e forcave policore. Më pas, zonaj Mei takoi Mbretin e Arabisë Saudite, Emirin e Kuvajtit dhe Kryeministrin e Emirateve të Bashkuara, para se t’i drejtohet një samiti të vendeve të Gjirit Persik, duke u bërë kështu edhe gruja parë që flet në këtë samit.

 

Sicred