KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministrja britanike May, i drejtohet liderëve të BE-së
Mei : Largimi im do të "krijojë pasiguri"

Kryeministrja britanike May, i drejtohet liderëve të BE-së

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me “respekt” në negociatat për Brexit. Në një deklaratë të nisur nga Downing Street, ajo ka thënë për liderët e BE-së, se kundërshtimi i planit të saj pa ofruar alternativë në “këtë fazë të vonë të negociatave” është “i papranueshëm”. Përveç tjerash, May ka thënë se “nuk do të përmbysë rezultatin e referendumit dhe nuk do ta ndajë Britanine”. Sekretari britanik për Brexit, Dominic Raab ka thënë se nuk ka “alternativë të besueshme” në tavolinë nga bisedimet e BE-në.Ai po ashtu ka shprehur dyshim rreth seriozitetit të liderëve të BE-së lidhur me këto negociata. Sipas tij, Qeveria Britanike do të “vazhdojë të jetë e qetë dhe të mbajë negociatat në frymën e besimit të mirë”. Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019. May ka thënë se plani i saj për Britaninë dhe BE-në për të zbatuar “rregullore të njëjtë” për mallra por jo edhe shërbime, është rruga e vetme e besueshme për të anashkaluar një kufi të ashpër mes Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës. Mirëpo plani i May është kundërshtuar edhe nga anëtarë të vetë partisë së saj, të cilët thonë se një plan i tillë do të krijonte kompromise për sovranitetin e Britanisë. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian po tentojne të arrijnë një marrëveshje për Brexit deri në mes të muajit nëntor si dhe po synojnë t’i ikin kufirit të ashpër, mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, mirëpo ende nuk kanë arritur gjuhë të përbashkët në këtë çështje.

Sicred