KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri spanjoll për pavarësinë e Katalonjës
Spanja paralajmëron kufizimin e autonomisë së Katalonjës

Kryeministri spanjoll për pavarësinë e Katalonjës

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës nuk do te ketë asnjë efekt. Kryeministri spanjoll Mariano Rahoi u shpreh në një intervistë për El Pais se qeveria që ai drejton do të sigurohej që shpallja e pavarësisë të mos çonte asgjekundi. I pyetur nese ishte i përgatitur për të kërkuar aktivizimin e nenit 155 të kushtetutës spanjolle, e cila lejon parlamentin e vendit të ndërhyjë në drejtimin e një krahine autonome, zoti Rahoi u shpreh se “Nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit.” Kryeministri spanjoll gjithashtu tha se forcat shtesë policore që u zbarkuan para referendumit në Katalonjë do të vijonin të qëndronin atje derisa të zgjidhej kriza. Rahoi shtoi se nuk do të thërriste për zjedhje të hershme kombëtare për shkak të krizës politike .Zoti Rahoi gjithashtu mohoi mundësinë e ekzistencës e ndonjë ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës. Presidenti katalanas Karlos Puixhdemont pritet t’i adresohet parlamentit rajonal të martën e ardshme, pasi Gjykata kushtetuese e spanjës pezulloi seancën që kuvendi katalanas kishte planifikuar të zhvillonte ditën e hënë. Mediat raportojnë se gjatë seancës së ardhshme do të shpallet njëzëri pavarësia e krahinës nga spanja.

Sicred