KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama studentëve: Dialog si njerëz jo ultimatume

Kryeministri Rama studentëve: Dialog si njerëz jo ultimatume

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të hënën studentëve protestues për dialog, pasi gjithçka që po ndodh sipas tij nuk është betejë mes studentëve e qeverisë. Ai u shpreh: “Thirrja për dialog. Të flasim si njerëz. Ju pres kur të doni, si të doni, sa të doni. Jam i gatshëm të flasim. Ta bëjmë bashkë si njerëz, jo si profile fallco në facebook. Më keni gati në çdo orë. Kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë. Jemi bashkë në këtë betejë.”
Duke folur në terrenin konkret, kryeministri ofroi disa alternativa nëse palët ulen në dialog.
“Tarifat: Mund të bëjmë më shumë se përgjysmim të tarifave. Përveç përgjysmimit, në bazë të meritokracisë mund tu ofrojmë falas tarifat (subvencion 100%) atyre që janë në ndihmë ekonomike dhe atyre që janë me 9a dhe 10a.”- tha kryeministri.

Ndërkaq zoti Rama lidhur me konviktet ofroi një plan konkret për Kampusin e Tiranes.
“Është bërë konkursi në 2015-ën dhe Bashkia e Tiranës është gati që të ndërhyjë qoftë për qytetin studenti, qoftë për kampusin e ri. Ndërkohë 18 milion euro për nderhyrje falë KFV-së për qytetin studenti.  Por pse mos të rishikojmë edhe tarifat që paguajnë studentët që jetojnë në konviktet ku nuk është vendosur dorë deri më sot? Do ishte e ndershme, edhe pse nuk është kërkuar nga studentët.” Nga komunikimi i tij nga faqja personale e Facebook, Kryeministri Rama foli për një tjetër ofertë për studentet.

“Mund të krijonim 1000 vende pune në ministri për studentët që mbarojnë me 9a dhe 10a”,- tha kryeministri, ndërsa lidhur me bordet e administrimit paralajmëroi se, “Do ti shkarkojmë komplet anëtarët e zgjedhur nga qeveria”.

Gjatë video-konferencës së tij, kryeministri Rama u ndal në një sërë problematikash duke u kërkuar sërsish studentëve dialog si të vetmen rrugëzgjidhje për universitetet dhe të ardhmen e tyre.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com