KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama takohet me presidentin Meta
Kryeministri Rama takohet me presidentin Meta

Kryeministri Rama takohet me presidentin Meta

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orët e pasdites të së mërkurës në selinë e presidencës, për një takim me kreun e shtetit Ili Meta. Ende nuk ka hollësi rreth takimit, por mendohet se në qendër të vemendjes është dhënia e autorizimit nga zoti Meta lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë. Presidenti ka kërkuar disa herë sqarime të hollësishme nga ministri i jashtëm Bushati lidhur me këto bisedime që konsiderohen si mjaftë të rëndësishme për Shqipërinë. Në vemendje është veçanërisht marrëveshja për ndarjen e hapsirës detare mes dy vendeve.  Të mërkurën paradite i pyetur nga RTSH lidhur me dhënien e autorizimit për zotin Bushati, pas kontakteve mes tyre, presidenti Meta deklaroi se çdo gjë do të jepet në kohën e duhur.

Sicred