KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama, takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike
Kryeministri Rama, takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike

Kryeministri Rama, takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike

Edi Rama, në një lëvizje surprizë, takoi në Ministrinë e Arsimit, rektorët dhe dekanët e universiteteve publike. Me tone revoltuese, Kryeministri i bëri ata përgjegjës për situatën në universitetet publike dhe kërkoi prej tyre marrjen e përgjegjësive. Ky takim i kreut të ekzekutivit, vjen kur prej 9 ditësh studentët e univeristeteve kanë lënë auditorët dhe protestojnë, kërkim të plotësimit të 8 kërkesave, në bazë të të cilave është ulja e tarifave dhe kushtet në auditore.

Kryeministri Rama, pranoi se këndvështrimi i tij për stafet akademike pas protestës së studentëve, ka ndryshuar rrënjësisht dhe i siguroi se do t’iu qëndrojë përballë deri në fund të mandatit.

Kryeministri pranoi të marrë çdo përgjegjësi, nëse në në rast të vetëm qeveria ka ndërhyrë në autonominë e univeristeteve ose në rekrutimin e stafeve akademike. Takimi i Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Arsmit Lindita Nikolla, vjen kur studentët protestues,e kanë zhvendosur protesten e tyre përpara selisë së qeverisë. Ato nuk pranojnë të dialogojnë, por kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre me çdo kusht.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com