KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama: “Shteti është në krye të detyrës, për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme”
Kryeministri Rama: "Shteti është në krye të detyrës, për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme"

Kryeministri Rama: “Shteti është në krye të detyrës, për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme”

Kryeministri socialist Edi Rama deklaron se shteti është në krye të detyrës, për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Në një status në fejsbuk i cili shoqërohet me dhjetra fotografi, zoti Rama shkruan se “Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura”.
Kryeministri njofton se “Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona” ndërsa “Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit”. Por zoti Rama bën të ditur se “Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara”.
“I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës” shkruan zoti Rama
Kryeministri i bën thirrje popullatës të bashkëpunojë me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës në radhë të parë.

Sicred