KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër
Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër

Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër

Kryeministri Edi Rama gjendet në Zvicër i ftuar nga Presidentja e Konfederatës së Zvicerës, zonja Doris Leuthard. Ai shoqërohet në këtë vizitë nga tre zonja ministre të kabinetit të tij, ministrja e mireqënies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni,  si dhe disa të zgjedhur vendorë.
Në takimin me mikpritësen e tij presidenten e Konfederatës se Zvicerës, Doris Leuthard, Kryeministri Rama pritet të diskutojë mbi mbështetjen e dhënë nga Zvicera për vendin tonë për më shumë se 25 vite, por edhe për vijimin e kësaj ndihme veçmas në konsolidimin e qeverisjes vendore dhe strategjitë për nxitjen e punësimit në Shqipëri. Disa marrëveshje do të nënshkruhen në sallën Churchill, ndërsa një tjetër takim i rëndësishëm pritet të jete ai me kreun e kuvendit zotin Jurg Stahl.

Sicred