KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama, në Qendrën Shëndetësore nr. 10
Kryeministri Rama, në Qendrën Shëndetësore nr. 10

Kryeministri Rama, në Qendrën Shëndetësore nr. 10

Këtë vit do të nisë faza e dytë e programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave moderne shëndetësore. Kryeministri Edi Rama, dhe Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan punimet e kryera në qendren shëndetësore numër 10-të në Tiranë.

Qendra nr.10 në Tiranë është një prej 4 qendrave që ofrojnë shërbim 24 orësh në sezonin e dimrit, për të lehtësuar fluksin e qytetarëve në QSUT. Ndërkohë që mjekët e të gjitha qendrave shëndetësore të Tiranës, ofrojnë shërbimin e tyre edhe në pediatrinë e QSUT.

Faza e dytë e programit për rehabilitimin e qendrave shëndetësore, parashikon që këtë vit ti nënshtrohen rikonstruksionit të plotë, 100 qendra shëndetësore, ndërkohë që nga nisja e këtij programi, numërohen 80 qendra të rindërtuara.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com