KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama mbron ministrin e brendshëm
PD e akuzon ministrin Fatmir Xhafaj se në pozicionin e tij në komisionin e ligjeve dhe më pas në atë të ministrit i ka dhënë imunitet ligjore vëllait të tij Agron Xhafaj, duke i shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri

Kryeministri Rama mbron ministrin e brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, duke deklaruar se ndaj tij nuk ka prova kompromentuese, por akuzoi opozitën se po synon destabilizimin. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer një nga laboratorët më të mëdhenj të botës. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin” tha zoti Rama.
“Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve, por nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nga organet e drejtësisë” tha zoti Rama. “Akuzat sot nuk vijnë nga organi i drejtësisë nuk kanë asnjë vlerë, por nuk mund të neglizhohen dhe as nuk mund të lihen me sqarimet e radhës” shtoi ai.
Deklarata e zotit Rama vjen ndërsa pak para fillimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mediave ju shpërnda një letër e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili lajmëronte se do të dorëzohej sot tek autoritetet italiane për të kryer dënimin e dhënë nga drejtësia e këtij vendi. Një vendim gjykate në vitin 2012 i ka dhënë atij një dënim prej 7 vjet e 4 muaj heqje lirie për përfshirje në afera të trafikut të drogës. PD dhe opozita po akuzon ministrin Fatmir Xhafaj se në pozicionin e tij në komisionin e ligjeve dhe më pas në atë të ministrit të brendshëm i ka dhënë imunitet ligjore vëllait të tij Agron Xhafaj, duke i shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Sicred