KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri Rama dhuron gjak
Kryeministri, Rama, dhuron gjak

Kryeministri Rama dhuron gjak

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i kryeministrisë dhuruan gjak për femijët në nevojë. Për të 17 vit Kryeministri Edi Rama apeloi sot, edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për organizimin e një seance të dhurimit të gjakut nga deputetët, si akt sensibilizues për shpëtimin e jetës. Me batuta kreu i qeverisë tha se ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit. Ndër te tjera ai u shpreh :”Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut.”

Sicred