KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kryeministri paralajmëron aksion kombëtar për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit
Kryeministri paralajmëron aksion kombëtar për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit

Kryeministri paralajmëron aksion kombëtar për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një aksioni kombëtar për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të ujit të pishëm, i ngjashëm me aksionin e bujshëm të energjisë elektrike. Parlajmërimin e tij zoti Rama e bëri gjatë një takimi me grupin parlamentar socialist dhe qeverisë në mëngjesin e së hënës. “Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në ne raport me furnizimin me ujë” tha zoti Rama, ndërsa paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të penalizohet kushdo që vjedh. Kyeministri duke ju referuar reformës së ujësjellësave solli si shembull UKT e Tiranës i cili del me fitim. Por ai tha se fitimi del nga ata që e paguajnë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme nuk e paguajnë ujin.
E quajtura e Reforma e Ujit është paralajmëruar nga qeveria shqiptare që në mars të vitit 2016 me synim përmirësimin e furnizimit të popullatës, por edhe mirëpërdorimit të kësaj pasurie.
Shqipëria konsiderohet si një vend i bekuar sa u takon rezervave ujore. Pas Norvegjisë ajo zë vendin e dytë në Europë, nga rezervat për frymë. Në Shqipëri rrjedhin rreth 1300 metër kub ujë në sekondë, por për të përmbushur në mënyrë optimale nevojat e shqiptarëve mjafton vetëm 1 përqind e kësaj rezerve. Nga niveli i prodhimit të ujit të pijshëm vendi ka një standard, që është 4 herë më i lartë se ai europian. Ndër vite në të gjithë territorin e vendit janë ndërtuar rreth 600 sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm. Situata kthehet në paradoks kur mëson se rreth 2/3 e sasisë së prodhuar shkon dëm, humbet, pasi shumica e rrjeteve janë amortizuar. Mesatarisht shqiptarët furnizohen me ujë 11 deri 12 orë në ditë. Disa qytete si Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi e Berati, furnizohen me ujë 24 orë, por disa të tjerë vetëm 4 – 6 orë në ditë. Vetë qytetarët shqiptarë kanë investuar shuma të konsiderueshme për të siguruar ujë të vazhdueshëm në rubinetat e tyre. Në Tiranë çdo familje ka harxhuar mesatarisht 100 mijë lekë, për blerjen e rezervuarëve, pompave apo tubave, pa përfshirë energjinë elektrike që konsumojnë në të tilla raste.

Sicred