KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri Libanez, kthehet në vendin e tij dy javë pas dorëheqjes

Kryeministri Libanez, kthehet në vendin e tij dy javë pas dorëheqjes

Kryeministri i Libanit Saad Hariri është kthyer dje në Bejrut, pasi dy javë më parë njoftoi dorëheqjen e tij nga Arabia Saudite. Zoti Hariri u përshëndet në aeroportin e Bejrutit nga forcat e sigurisë së vendit, pasi doli nga avioni me të cilin ishte kthyer nga Franca. Ai shkaktoi një krizë politike në vendin e tij, pasi u dorëhoq gjatë një vizite që po zhvillonte në Riad. Zoti Hariri hodhi poshtë të gjitha spekullimet se Arabia saudite e kishte detyruar të hiqte dorë nga posti i tij për shkak të një lufte rajonale pushteti me Iranin. Presidenti libanez kishte refuzuar të pranonte dorëheqjen e haririt, të paktën derisa ku i fundit ta paraqiste atë personalisht. Dy zyrtarët e lartë priten të takohen mbrëmjen e kësaj të mërkure. Të shtunën që lamë pas, zoti Hariri shkoi në Francë, ku u takua me presidentin francez Emanuel Makron, i cili është përpjekur të luajë rolin e ndërmjetësit në qartësimin e kësaj situate të krijuar. Ndërsa ishte në francë, Hariri u zotua se do të kthehej në vendin e tij ëpr të marrë pjesë në festimet e pavarësisë së vendit, që po zhvillohen këtë të mërkurë. – Pozicionin tim do e bëj të ditur pasi të takohem me presidentin e vendit tim, – u shpreh ai.

Sicred