KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri japonez: Do bashkohemi me SHBA-në kundër Koresë së Veriut

Kryeministri japonez: Do bashkohemi me SHBA-në kundër Koresë së Veriut

Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se vendi i tij do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara në ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundër Koresë së Veriut pas testit të fundit të raketave balistike. Mëngjesin e sotëm Koreja e Veriut kreu testin e tretë raketor brenda 3 javësh. Ajo lëshoi një raketë “Scud” në ujërat japoneze,nga qyteti verikorean, Uonsan, dhe se ka fluturuar në drejtim të lindjes në kundërshtim me paralajmërimet e OKB-së dhe kërcënimet e SHBA-së për veprime të mundshme ushtarake. “Ne kurrë nuk do të tolerojmë provokimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut që injorojnë paralajmërimet e përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar”, u tha Abe gazetarëve, menjëherë pas testit. “Siç është rënë dakord gjatë samitit të G7-es, problemi i Koresë së Veriut është përparësia kryesore e bashkësisë ndërkombëtare. Për të penguar Korenë e Veriut, ne do të ndërmarrim veprime konkrete me Shtetet e Bashkuara”, njoftoi lideri japonez.

Sicred