KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri japonez Abe shpërndan parlamentin, Japonia drejt zgjedhjeve

Kryeministri japonez Abe shpërndan parlamentin, Japonia drejt zgjedhjeve

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shpërndarë zyrtarisht parlamentin këtë të enjte, duke i hapur rrugë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme, ku ai do të përballet me sfidës e paraqitur nga governatori i Tokios. Anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit, ngritën krahët duke bëritur tre herët “Banzai”, që në do të thotë “Urra” në shqip, pasi kryeparlamentari lexoi letrën përmes së cilës Abe shpërndante zyrtarisht këtë dhomë. Zgjedhësit e ekonomisë së tretë më të madhe në botë pritet t’u drejtohen kutive të votimin në datën 22 tetor, ku Abe do të kërkojë një mandat të ri për të vijuar qëndrimin e tij të ashpër ndaj Koresë së Veriut dhe për zbatimin e planit të ri tatimor. “Sot fillon një betejë e vështirë. Këto zgjedhje mbahen për mënyrën sesi do të mbrojmë jetët e njerëzve tanë. Duhet të bashkëpunojmë më komunitetin ndërkombëtar për kërcënimet që vijnë nga Korea e veriut”, tha kryeministri japonez për gazetarët. Abe kërkon mbështetje publike për diplomacinë e tij të ashpër ndaj Koresë së veriut, e cila është shprehur se do ta bënte Japoninë të fundosej në det, dhe ka lëshuar raketa mbi ishullin Hokkaido dy herë brenda harkut kohor të dy muajve.

Sicred